www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Qeveria ndan 50 mijë euro për familjen e Afrim Bunjakut

Posted on September 27, 2023September 27, 2023 by User User1

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka ndarë 50 mijë euro për mbështetjen e familjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku i vrarë në krye të detyrës të dielën në veri, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo shumë ndahet për t’i dalë në ndihmë familjes së rreshterit.

“Është obligim i yni që kemi përballë vetëmohimit të Afrimit që ne sadopak ta përmbushim me atë që kemi e mundemi. Do të aprovojmë vendimin për ndarjen për 50 mijë euro për t’i dalë në ndihmë familjes së Afrimit”.

Ministri i Financave Hekuran Murati tha se Qeveria çdo herë do të jetë pranë familjes.

Fillimisht kabineti qeveritar ka mbajtur një minutë heshtjen në nderim të Bunjakut.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara