Ambasadorja e sapoemëruar e Kubës, Marieta Garsia Hordan, sot do ta vizitojë Kuvendin.
Hordan do të takohet me Lupço Dimovskin, kryetar i grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me parlamentet e vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve dhe me anëtarët e këtij grupi të deputetëve për bashkëpunim.
