www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bexheti: “Dhënia e jetës për popullin dhe tokën që të ka lindur dhe rritur, është vepra më sublime që mund ta bëjë një njeri”

Posted on September 26, 2023September 26, 2023 by User User1

Blerim Bexheti shpreh keqardhje dhe ngushllime të përzemërta Shtetit të Kosovës dhe familjarëve për policin që mbeti i vrarë.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të tij thekson se:

“Jemi të tronditur nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, rënia në detyrë e Rreshter Afrim Bunjakut dhe nga plagosjet e pjesëtarëve të policisë, që ndodhën në fshatin Banjskë të Zveçanit!

Aktin e sulmit ndaj Policisë së Kosovës, e cilësojmë si një akt tepër të rëndë, kriminal dhe terrorist.

Dhënia e jetës për popullin dhe tokën që të ka lindur dhe rritur, është vepra më sublime që mund ta bëjë një njeri.

Me këtë rast, i shpreh ngushëllimet më të përzemërta në radhë të parë Shtetit të Kosovës, si dhe të gjithë familjarëve të heroit. Të plagosurve u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë duke iu dëshiruar kthim sa më të shpejtë në detyrat e tyre.

Dëshirojmë që sa më shpejtë të ketë normalizim të situates në veri të Republikës së Kosovës!

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara