Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Austrisë, Martin Pamer, me ç’rast theksi u vu në përzgjedhjen e qytetit të Shkupit për titullin prestigjioz Kryeqytet i Kulturës Evropiane për vitin 2028 dhe në programin e pasur nën sloganin “Kultura mbi ndarjen” përmes të cilit Shkupi do të bashkëpunojë me qytetet dhe vendet e Bashkimit Evropian.
Kryetarja Arsovska në takim theksoi se titulli i Shkupit kryeqytet i kulturës evropiane është një njohje e lartë për çdo qytet, sepse kultura zë vend të rëndësishëm në zhvillimin e qyteteve dhe është shtytës i zhvillimit urban, social dhe ekonomik.
Në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit në mes të qytetit të Shkupit dhe qytetit të Vjenës, ambasadori Pamer theksoi mundësitë e mundshme në fushën e kulturës dhe shkëmbimeve kulturore, si dhe u bisedua për projektet në fushën e jetesës urbane dhe mbrojtjes civile, të cilat do të jetë pjesë e aktiviteteve të mëposhtme ndërmjet Shkupit dhe Vjenës.

