www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

A është Klinika e Hematologjis e rrobëruar nga familja Panovski? Sipas VMRO DMPNE lulëzon konflikti interesit, vajza Irina Panovska në valën e skandalit të Onklogjisë i jep përsëri tenderë 3 milion eurosh babait të saj

Posted on September 25, 2023September 25, 2023 by User User1

Zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva, në konferencën e sotme për media
foli për atë, që ajo e quajti Praktikë vjetore e Klinikës për Hematologji, ku drejtoreshë është Irena Panovska-Stavridis, kurse tender i jepet tregtarit me shumicë “Dr. Panovski”, ku pronar është babai i saj.

“Tender mbi 3 milionë euro!

Kjo është kontrata e lidhur me 01.09.2023 për prokurimin e mallit e lidhur në mes të PJU QSU për Hematologji si autoritet kontraktues dhe SHA “Dr.Panovski” si bartës i prokurimit. Disa gjëra mund të vihen re nga dokumentacioni. Së pari, bëhet fjalë për një ofertues të vetëm, gjegjësisht kompania e babait është paraqitur si ofertues i vetëm në këtë tender dhe vajza është drejtoreshë e Klinikës e cila e publikon shpalljen. Gjithashtu, me rastin e lidhjes së kontratës, Klinika e Hematologjisë përfaqësohet nga nënkryetari i bordit drejtues, e cila është e autorizuar me vendim për lidhjen e kontratës dhe vendimin për përzgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm që ka marrë drejtori pranë autoritetit kontraktues, gjegjësisht vajza ka zgjedhur babanë e saj si ofertues më të favorshëm.

Kjo nuk është kontrata e parë që pronari i SHA “Dr. Panovski” e merr nga vajza e tij. “DKSK ka hapur një rast para disa vitesh, i cili ende nuk ka konkluzion për tenderët e tjerë edhe në shumën prej 3 milionë eurove, të cilët i ka dhënë vajza e babait Panovski”, tha Miteva.

Kjo, sipas saj, është dëshmi se mosndëshkimi i krimit do të thotë mbështetje ndaj krimit.

“Qeveria e SDS-së dhe BDI-së nuk ka frena, për ta janë të kota dhe të parëndësishme skandalet e panumërta, që shkatërruan shëndetësinë kur nuk ka përgjegjësi për to, por, përkundrazi, SDS dhe BDI vazhdojnë të stimulojnë krijimin e perandorive të biznesit“, tha Miteva.

Lajmet e fundit…

  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara