Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar policin e lënduar në Veri në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke thënë se operacioni i tij është kryer me sukses me mëngjes.
Lajmin e ka bërë të ditur Kurti përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.
“Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit”.
