www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nipi I Luan Krasniqit shpallet kampion i Gjermanisë, gjashtë fitore me nokaut teknik 

Posted on September 24, 2023September 24, 2023 by User User1

Boksieri Ardian Krasniqi është kampion i Gjermanisë (BDB), pasi që mposhti gjermanin Deniz Altz, të shtunën në Magdeburg të Gjermanisë. Ardianit, nipit të legjendës Luan Krasniqit, nuk i është dashur shumë kohë për të mposhtur gjermanin, i cili qysh në rundin e parë u dorëzua në duel me Krasniqin.

Nipi i Luan Krasniqit, Ardiani e goditi në bark kundërshtarin i cili nuk i përballoi dhimbjeve dhe u detyrua të dorëzohet, pasi edhe gjyqtari numroi deri në dhjetë. Kujtojmë që ky meç ishte për brezin Kampion të Gjermanisë – BDB.

27-vjeçari nga Juniku, bën një tjetër hap të madh në karrierën e tij të boksit profesionist, duke regjistruar edhe fitoren e gjashtë në po aq meçe të zhvilluara deri më tani. Dhe të gjithë janë shënuar me nokaut teknik.

https://x.com/lig_sport/status/1705687144973357535?s=46&t=OB1gkK_oaHWOjEfLgOoQHg

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara