www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mickoski u bën thirrje maqedonasve nga Shqipëria që masivisht të marrin pjesë në regjistrimin

Posted on September 24, 2023September 24, 2023 by User User1

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot apeloi deri te maqedonasit në Shqipëri që masivisht të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në atë vend.

“Ndërkohë që po ndodhin gjithë këto probleme, propaganda e fqinjëve nuk është ndalur asnjëherë. Ndërkohë që kjo qeveri na bind për përfitimet e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë që kanë lidhur, Bullgaria po bën propagandë të hapur kundër Maqedonisë dhe sikur kjo të mos mjaftojë, këto ditë po ushtrojnë presion dhe terror të ashpër gjatë regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, pakica maqedonase të regjistrohet si bullgarë etnikë. Dhe tani i kemi të njohura qëllimet e politikës bullgare, por është e pashpjegueshme heshtja e pushtetit të këtushëm. Të jem i sinqertë nuk e pres këtë nga Ali Ahmeti, por së paku Kovaçevski të marrë masa dhe të reagojë ndaj këtij presioni të hapur për asimilim para syve të tyre”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke folur në konferencën e të rinjve të VMRO-DPMNE-së në Veles.

Mickoski u bëri thirrje maqedonasve që të jenë pjesë e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri.

“Apeloj tani që kur presionet dhe kërcënimet janë metoda me të cilën Bullgaria kryen propagandë, përgjigja e maqedonasve nga Shqipëria të jetë me masivitet në regjistrim”, tha Mickoski.

Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani dje në një video fjalim drejtuar maqedonasve që jetojnë në Shqipëri, porositi se ky regjistrim u mundëson atyre të shprehin lirshëm përkatësinë e tyre etnike, gjuhësore dhe fetare.

“Këto ditë jemi të vetëdijshëm për propaganda të ndryshme që apelojnë në vendimin tuaj pa marrë parasysh ndjenjat tuaja. Asnjë nga këto nuk duhet t’ju shqetësojë. Shqipëria është një vend i lirë ku secili mund të shpreh dhe kultivojë lirshëm identitetin e tij, pa u shqetësuar për asnjë pasojë”, porositi Osmani.

Lajmet e fundit…

  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara