www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bllokimi i buxhetit në SHBA/ Biden kritikon republikanët ekstremistë

Posted on September 24, 2023 by User User1

Presidenti Joe Biden fajësoi një grup të vogël republikanësh ekstremë për bllokimin buxhetor, teksa i ka kërkuar ligjvënësve të partisë të marrin hapa të menjëhershëm për të parandaluar një mbyllje të qeverisë përpara afatit të 30 shtatorit.

Gjatë një konference, lideri i SHBA-së u shpreh se ai dhe republikani kryesor i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy kanë rënë dakord më parë për nivelet e shpenzimeve të qeverisë. Sipas tij çmimi është i lartë nëse nuk përmbushet marrëveshja.

“Të jemi të qartë. Nëse qeveria mbyllet, kjo do të thotë që anëtarët e Kongresit dhe ushtrisë amerikane duhet të vazhdojnë të punojnë dhe të mos paguhen. Mbyllja e qeverisë mund të ndikojë në gjithçka, nga siguria ushqimore, kërkimi i kancerit, programi për fëmijët. Financimi i qeverisë është një nga përgjegjësitë më themelore të Kongresit”, tha Biden.

Ligjvënësit amerikanë kanë afat deri në mesnatën e 30 shtatorit për të arritur një marrëveshje mbi projekt-ligjin shpenzimeve, përpara se financimi për shërbimet qeveritare të përfundojë.

Nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet e gjithë situata do të jetë kosto e konsiderueshme politike për Bidenin, i cili kandidon për të marrë sërish drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia e Bardhë dëshiron që çdo projekt-ligj buxhetor i miratuar nga ligjvënësit të përfshijë 24 miliardë dollarë ndihmë ushtarake dhe humanitare për Kievin.

Ndërsa një plan i tillë mbështetet nga demokratët dhe republikanët në Senat, ai kundërshtohet rrënjësisht nga disa anëtarë të Dhomës.

Votimi i buxhetit në Kongres kthehet rregullisht në një përplasje midis dy partive, ku secili kamp përdor mundësinë e një mbylljeje për të marrë lëshime nga tjetri, derisa të gjendet një zgjidhje.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara