www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Celta Vigos

Posted on September 24, 2023September 24, 2023 by User User1

Barcelona ka fituar me përmbysje në shtëpi ndaj Celta Vigos me rezultat 3:2 në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit spanjoll.

Golin e parë në këtë takim e shënoi danezi Jorgen Strand Larsen në minutën e 19-të të sfidës, pas një asistimi nga Luca de La Torre, duke e dërguar topin në cepin e djathtë të portës së Marc Andre Ter Stegen.(0-1)

Në minutën e 36-të nga fusha e lojës u largua Frenkie De Jong si pasojë e një lëndimi dhe në vend të tij u fut Gavi.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë e këtij takimi.

Në minutën e 64-të të ndeshjes, Ferran Torres humbi një mundësi të artë për të vënë barazpeshën në këtë takim, pasi nuk arriti të gjejë kuadratin e portës.

Vetëm pak minuta më vonë, më saktësisht në minutën e 76-të, Celta Vigo ia doli të dyfishojë epërsinë pas një kundërsulmi të shpejtë i cili pa grekun Anastasios Douvikas teksa dërgon topin në rrjetën e Ter Stegen pas një asistimi nga Iago Aspas.

Barcelona arriti të zbusë epërsinë përmes Robert Lewandowskit i cili shënoi në minutën e 81-të.

Polaku u shërbye në zonë nga portugezi Joao Felix dhe me ndihmën e transversales arriti që të zbus shifrat në 2:1.

Goli i barazimit nga blaugranët erdhi në minutën e 85-të ku përsëri autor i golit ishte Robert Lewandowski. Ai shfrytëzoi për mrekulli asistimin fantastik nga Joao Cancelo duke çuar topin në cepin e majtë të portës së Ivan Villar.(2-2)

Fitoren në këtë ndeshje Barcelonës ia dhuroi goli i Joao Cancelos i cili erdhi në minutën e 89-të të takimit pas një krosimi të hatashëm nga spanjolli Gavi. (3-2)

Pas kësaj fitoreje, Barcelona renditet në pozitën e parë në tabelë me 16 pikë të grumbulluara por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se rivali Real Madrid, që nesër do të luajë derbin e qytetit ndaj Atletico Madrid.


Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara