www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bosi i mafias në Itali, Matteo Messina Denaro në “koma të pakthyeshme”

Posted on September 23, 2023September 23, 2023 by User User1

Bosi sicilian i mafias, Matteo Messina Denaro, i arrestuar pas tri dekadash arratie është në gjendje kome në spital.

Sipas mediave të huaja, 61-vjeçar prej vitesh vuan nga kanceri në zorrë. Ka qenë vendimi i tij për të marrë trajtim mjekësor, çka më pas solli edhe arrestimin e tij, pasi shkoi në një klinikë në qytetin italian, Palermo.

Ai përballet me disa dënime me burgim të përjetshëm. Sipas raportimeve në media, ai tani është në “koma të pakthyeshme”.

Messina Denaro konsiderohet një prej udhëheqësve më të pamëshirshëm të mafias në Itali dhe akuzohet për shumë krime, përfshirë rolin e tij në vrasjen e gjyqtarit kundër mafias Giovanni Falcone në vitin 1992.

Ai është shpallur fajtor për përfshirjen në disa bombardime në Romë, Firence dhe Milano në vitin 1993 dhe për rrëmbim e vrasjen e një 12-vjeçari.

Messina Denaro është zhdukur në verën e vitit 1993 dhe është kthyer në një prej emrave më të kërkuar në Itali. Ndonëse ka pasur spekulime se është strehuar në vende të ndryshme në botë, ai është gjetur afër vendlindjes së tij në perëndim të Sicilisë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara