www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Lojërat e fatit, arbitrazhi nuk e tremb Qeverinë

Posted on September 22, 2023September 22, 2023 by User User1

Dëmshpërblimi nga arbitrazhi prej rreth 160 milionë eurove të cilin e rrezikon shteti si pasojë e prishjes së marrëveshjes në mënyrë të njëanshme nga Lotaria Shtetërore e Maqedonisë me “Austria Casino”, nuk e shqetëson Qeverinë. Zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë nuk tregoi nëse në mbledhjet e organit ekzekutiv është diskutuar mbi mundësinë e shmangies nga dëmshpërblimi qindra miliona eurosh, por tha shkurt se përgjegjës është zëvendëskryeministri për çështje ekonomike.

“Për arbitrazhet përgjegjës dhe bartës i aktivitetit është zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. Do të ishte mirë të kërkoni hollësi nga ai. Nuk dua të supozoj asgjë”, tha Sllavica Gërkovska, Zëvendëskryeministre për qeverisje të mirë.

Çështja ishte alarmuar që në muajin mars, kur presidenti austriak gjatë vizitës në Shkup, kishte adresuar shqetësimin për shkëputjen e marrëveshjes dhe keqpërdorimin e flamurit të BE-së në Ligjin për lojërat e fatit. Aleksander Van der Belen kishte kërkuar që atëherë Kuvendi të gjen zgjidhen adekuate, por thirrja e presidentit të një vendi anëtar në BE, nuk u morr në konsideratë nga autoritetet vendase.

“Mendoj që është legjitime që të flitet për masa mbrojtëse ndaj çështjeve të cilat i shqetësojnë qytetarët. Ky është një domen i ndjeshëm kur bëhet fjalë kush hyn, ku janë lokacionet dhe të tjera. Nuk biseduam me Presidentin por një gjë ta keni të qartë, patjetër të respektohen standardet evropiane. Jam i sigurt se Kuvendi juaj do ta gjen rrugën e duhur”, u shpreh Aleksander Van der Belen, President i Austrisë.

Prishja e marrëveshjes me “Austria Casiono”, ndryshimi dhe lehtësimi i procedurave për hapjen e pikave të reja të kazinove dhe menaxhimi me VLT aparate është adresuar edhe nga ambasadori austriak në vend. Madje në rrethana jo zyrtare mësohet se edhe zëvendës ambasadori i BE-së në Shkup, i sapoardhur në mision këtë çështje e ka adresuar në instanca të larta në Shkup dhe Vjenë. Vendimi i fundit i Qeverisë dhe shpallja publike e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë mundëson themelimin e bordit të shoqërive aksionare që do të menaxhojnë, kontrollojnë dhe zhvillojnë lojërat e fatit (online). Qeveria si propozues e ndryshimeve ligjore nuk ka paraparë mekanizma mbrojtës për moshat minore të cilat rrezikojnë të kenë qasje në lojërat e fatit online. 

Lajmet e fundit…

  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara