www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Escobar: Maqedonia t’i harmonizojë ligjet me BE-në

Posted on September 22, 2023September 22, 2023 by User User1

-Ekzistojnë më shumë nivele të kontrollit të harmonizimit të ligjeve, duke i përfshirë edhe ato përmes Bashkimit Evropian, ndërsa Maqedonia e Veriut duhet të kujdeset që ligjet e saj të harmonizohen me standardet dhe pritjet evropiane, tha përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar në intervistë për Radio Evropa e Lirë, lidhur me ndryshimet në Kodin Penal.

“Lidhur me informatat konkrete për ndryshimet e Kodit Penal, e tërë ajo që mund ta them është se ekzistojnë disa nivele të kontrollit të harmonizimit të ligjeve, duke përfshirë edhe përmes BE-së. Kjo do të thoshte se Maqedonia e Veriut duhet të kujdeset që ligjet e saj të mos jenë vetëm në harmonizim me Kushtetutën, por edhe me pritjet dhe standardet evropiane”, thotë Eskobar në intervistë.

Në pyetjen nëse SHBA-ja është e kënaqur nga lufta kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut në kontekst të ndryshimeve në Kodin Penal, me të cilin zvogëlohen dënimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Eskobar theksoi se korrupsioni është problemi më i madh për të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor.

“Për fillim do të them se korrupsioni është problemi më i madh për shtetet nga Ballkani Perëndimor dhe mendoj se të gjitha vendet mund të bëjnë më shumë (në luftën kundër korrupsionit), duke e përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Dhe kjo është një nga shkaqet pse në mënyrë konsekuente angazhohemi për atë që shteti t’i zbatojë reformat, të cilat BE-ja i kërkon”, deklaroi Eskobar.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara