www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mbi 43.000 persona janë zhvendosur nga vërshimet në Libi

Posted on September 21, 2023 by User User1

Nga vërshimet në Libi, që kanë vrarë mijëra persona që qytetin Derna, janë zhvendosur mbi 43.000 persona, tha Organizata Ndërkombëtare për Migrim. Shifrat zyrtare e të vdekurve është mbi 3.300, por grupet ndërkombëtare të ndihmës kanë thënë se numri pritet të rritet pasi vlerësojnë se deri në 10.000 persona konsiderohen të zhdukur.

Banorët në këto zona, sipas kësaj organizate kanë nevojë “për ushqim, ujë të pijshëm”, por edhe përkujdesje për shëndetin mendor. Më herët gjatë javës, Kombet e Bashkuara paralajmëruan se përhapja e sëmundjeve mund të sjellë “një krizë të dytë shkatërruese” në zonat e goditura nga vërshimet. Qendra për kontrollin e sëmundjeve në Libi ka paralajmëruar se në zonat e prekura nga vërshimet uji vazhdon të jetë i ndotur, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos e përdorin për pije. 

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara