www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rekrutonin shqiptarë për luftën në Siri, SPAK mbyll hetimet për dy imamët organizatorë

Posted on September 20, 2023September 20, 2023 by User User1

Mbyllen hetimet dhe dërgohen në gjyq disa persona që akuzohen për nxitje dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste sa i përket rekrutimit të shqiptarëve në luftën e Sirisë.

Procesi ka nisur sot në Gjykatën e Posaçme ndaj Almir Dacit, Shkelzen Dumanit, Mehdi Manallarit dhe Shyqyri Kaca, të cilët janë në mungesë.

Ndërkohë në seancë janë paraqitur disa prej grave të cilat kanë qenë në kampet xhihadiste në Siri por që janë riatdhesuar të cilave u është komunikuar edhe akuza.

Kujtojmë se lidhur me këtë grup, hetimet kanë nisur vite më parë nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Organi i akuzës konsideronte imamin e xhamisë së Unazës së Re, Genci Balla dhe imamin xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa si organizatorë. Seanca paraprake u shty për në datën 5 tetor pasi mungonin disa prej avokatëve të të pandehurve.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara