www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Qyteti i Shkupit zgjedhet si Kryeqytet i Kulturës Evropiane për vitin 2028

Posted on September 20, 2023September 20, 2023 by User User1

Qyteti i Shkupit është zgjedhur për titullin prestigjioz Kryeqytet i Kulturës Evropiane për vitin 2028. Programi i pasur nën sloganin “Kultura mbi ndarjen” me të cilin Shkupi u paraqit para BE-së fitoi zemrën e Evropës. Vendimi është bërë i ditur sot në Shtëpinë e Historisë Evropiane në Bruksel, pas prezantimit të djeshëm të programeve të dy finalistëve Shkup dhe Budva të Malit të Zi.

– Ekipi me përkushtim punoi në promovimin kulturor, duke prezantuar programin në fusha të ndryshme, idetë dhe konceptet inovative që do ta vendosin Shkupin në hartë si Kryeqytet Evropian i Kulturës për vitin 2028. Kjo përzgjedhje është një njohje prestigjioze për të gjithë ne, Shkupi është pjesë e Evropës, kurse Evropa në vitet në vijim deri në vitin 2028 do të bashkohet me Shkupin përmes prizmit të kulturës dhe artit. Vizioni ynë që fitoi sot përfshin rininë dhe industrinë kreative, të lidhura me eko-praktikat si risi në të gjitha proceset dhe ngjarjet kulturore që do të zhvillohen 365 ditë në Shkup. Programi fillon të zbatohet tashmë në janar të vitit 2024 dhe gjatë viteve në vijim artistë të bashkuar kombëtarë dhe evropianë do të marrin pjesë në qindra ngjarje kulturore që do të kulmojnë në vitin 2028 – tha kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, pas shpalljes së vendimit.

Qëllimi i kësaj nisme të Bashkimit Evropian është t’u mundësojë banorëve të Evropës të marrin pjesë në mënyrë aktive së bashku për të shkëmbyer përvoja rreth kulturës, për të krijuar partneritete të reja dhe për të theksuar rolin që ka kultura në zhvillimin e qyteteve.

Kandidatura për titullin prestigjioz Kryeqytet i Kulturës Evropiane 2028 për Shkupin ishte një proces kompleks që u zhvillua gjatë disa viteve dhe përfshinte institucione kulturore të qytetit dhe shtetërore, shumë aktorë aktivë në fushën e kulturës dhe ekspertë. Në këtë mision, Qyteti i Shkupit mori mbështetje nga ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska, Qeveria, Presidenti Pendarovski dhe institucione të tjera shtetërore, ndërsa për arritjen e qëllimit tonë morëm mbështetje nga një numër i madh i qyteteve evropiane dhe institucioneve të tyre kulturore.

Të qenit Kryeqyteti Evropian i Kulturës është një sfidë për çdo qytet, sepse kultura gjithnjë e më shumë po zë një vend të rëndësishëm në zhvillimin e qyteteve, si dhe është një shtytës i zhvillimit urban, social dhe ekonomik.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara