www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Greqi/ Operacion shpëtimi për 90 emigrantë të mbetur në det

Posted on September 20, 2023September 20, 2023 by User User1

Greqia kreu të mërkurën një operacion shpëtimit në brigjet e saj, duke i ardhur në ndihmë një anijeje me emigrantë ilegalë në jugperëndim të vendit.

Rojat bregdetare thanë se jahti i tejngarkuar me njerëz dhe në rrezik mbytjeje, me rreth 90 persona, u vërejt mbi 70 kilometra nga qyteza e vogël e Pilosit.

Gjashtë persona u shpëtuan nga një jaht tjetër, ndërsa një grua u transferua në qytetin jugor të Kalamatës.

25 emigrantë të tjerë u hipën në një anije-cisternë që po përshkonte rrugën detare.

Zona ndodhet afër vendit ku në qershor u zhduk një anije me emigrantë, me 500–700 persona në bord, por vetëm 104 prej tyre arritën të shpëtojnë dhe trupat e 82 njerëzve u nxorën nga deti.

Greqia është një nga portat hyrëse për trafikantët e klandestinëve, të cilët ikin nga konflikti dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi drejt Bashkimit Evropian. /Kathimerini

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara