www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arrestohet shkupjani, dyshohet se kontrabandonte të mitur

Posted on September 20, 2023September 20, 2023 by User User1

Kontrabandonte emigrantë nga Iraku, por pasi u aksidentua gjatë goditjes me veturë të bankinave në autostradën Gjevgjeli – Shkup, një 51-vjeçar përfundoi në polici. Policët kishin njohuri se ai me veturën e aksidentuar, paraprakisht kishte transportuar emigrantët, disa prej të cilëve edhe i kishin kapur në afërsi të vendit të aksidentit, transmeton TV21.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:30 në afërsi të Negotinës. Bëhet fjalë për 51-vjeçarin me iniciale H.A. nga Shkupi.

“Për shkak të dyshimeve se transportonte emigrantë, është kryer kërkim në terren dhe në afërsi të vendit janë gjetur tre emigrantë nga Iraku, prej të cilëve dy të mitur, të cilët kanë dëshmuar se janë bartur me automjetin në fjalë para se të ndodhte aksidenti. Personi është mbajtur në stacion policor dhe për rastin është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara