www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shtyhet gjykimi për rastin “Target-Fortesa” më 4 tetor

Posted on September 19, 2023September 19, 2023 by User User1

Me kërkesë të Prokurorisë Publike, në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, sot është shtyrë gjykimi për rastin e përgjimeve masive “Target-Fortesa”.

Në seancën e sotme, gjyqtari Ilija Trpkov informoi se gjykata ka pranuar parashtresën e Prokurorisë Publike lidhur me ndryshimet në Kodin Penal, të cilat kanë cenuar kualifikimin juridik të veprave penale dhe aktakuzën.

“Duke pasur parasysh dispozitat e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, gjegjësisht çështjet juridike që dalin prej tij dhe ndikimin e tyre në kualifikimin juridik të veprave penale për të cilat të pandehurit ndiqen deri në vendimin e duhur të prokurorit publik u kërkua shtyrjen e seancës së caktuar”, thuhet në parashtresën e Prokurorisë.

Më pas gjykatësi caktoi seancën e radhës për datën 4 tetor, duke i lënë hapësirë ​​Prokurorisë Publike të saktësojë dhe t’i referohet kualifikimit ligjor.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara