www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mali i Zi: Autobusi del nga rruga, vdesin dy persona

Posted on September 19, 2023September 19, 2023 by User User1

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mal të Zi.

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e daljes së një autobusi nga rruga.

Aksidenti ka ndodhur në qytetin e Obzovicës, në rrugën Budvë-Cetinje.

Sipas televizionit Vijesti, 17 persona janë të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim në spitalin e Cetinjes, derisa njëri i lënduar rëndë është transferuar në Qendren Klinike në Podgoricë përcjell Klankosova.tv

Raportohet se në autobus gjendeshin 35 udhëtarë, në mesin e tyre nuk kishte fëmijë.

Shoferi i autobusit është ndaluar nga policia.

Ai iu tha ekipit mjekësor se kishte ndjerë dhimbje të forta në pjesën e pasme të kokës.

Më pas ai tha se autobusi kishte goditur mbrojtësen e djathtë të rrugës duke përfunduar në përrockë.

Televizioni në fjalë raportohet se ekipet emergjente janë në pritje të mjetit për tërheqjen e autobusit nga gremina.

Sipas atyre aty do të kontrollohet nëse dikush ka mbetur poshtë autobusit si pasojë e aksidentit, përcjell Klankosova.tv

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara