www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arrestohen babë e bir në Itali/ Tentuan të digjnin familjaren e tyre në gjumë, sepse i dëboi nga shtëpia

Posted on September 19, 2023September 19, 2023 by User User1

Një histori tensionesh familjare mori një kthesë dramatike kur një baba 64-vjeçar dhe djali i tij 37-vjeçar, të dy nga Shqipëria, u arrestuan për një akt dhune ekstreme ndaj motrës së të parit dhe hallës së të dytit. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Casarano, një komunë e Salentos në Leçe të Italisë. Dy të afërmit e gruas së moshuar, përkatësisht vëllai i saj 64 vjeç dhe nipi 37 vjeç kishin shkuar mysafir të shtëpia e së afërmes së tyre por për shkak të debateve të vazhdueshme mes tyre situata ishte rënduar dhe gruaja në nerva e sipër u kishte thënë të afërmeve të iknin nga shtëpia duke i nxjerrë jashtë.

Ajo që ndodhi më pas ka tronditur edhe vetë karabinierët. Dy burrat, babë e birë të shtyrë nga zemërimi pa fre, kanë hyrë në dhomën e gjumit dhe e kanë spërkatur rreth e qark me benzinë në tentativë për ti vënë flakën, ndërkohë që e afërmja e tyre ishte shtrirë të flinte. Por fatmirësisht ajo e ka ndjerë erën e benzinës duke kuptuar rrezikun që i kanosej dhe është larguar me vrap duke u arratisur.

Menjëherë ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar ndërhyrjen e karabinierëve të cilët kanë arrestuar babë e bir në flagrancë. Akuza e ngritur ndaj tyre është e rëndë duke përfshirë, dhunë dhe abuzim në familje, përndjekje dhe tentativë për vrasje.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara