Dy pilotë humbën jetën si pasojë e përplasjes së 2 avionëve gjatë një shfaqjeje ajrore të zhvilluar në Nevada të SHBA-së, transmeton Anadolu.
Aksidenti ajror ndodhi në aktivitetin “Garat Ajrore Reno” të cilat u mbajtën në qytetin Reno në Nevada.
Në një deklaratë nga Unioni i Garës Ajrore Reno thuhet se 2 avionët u përplasën në ajër gjatë shfaqjes së mbylljes.
Më tej theksohet se si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën pilotët e të dy avionëve dhe se në ngjarje nuk ka të plagosur.
Zyrtarët kanë nisur hetim për të përcaktuar arsyen e aksidentit.
