www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rita Ora dhe Bebe Rexha i japin një përqafim të ngrohtë njëra-tjetrës në VMA 2023

Posted on September 18, 2023September 18, 2023 by User User1

Pasi dy artistet me origjinë shqiptare, të njohura ndërkombëtarisht shkëlqyen në tapetin e kuq në MTV Video Music Awards 2023, ato padyshim që u takuan me njëra-tjetrën në prapaskenë për të shkëmbyer përqafime. Në një postim të Ritës në InstaStory, ajo ka shpërndarë një fotografi ku shihet Bebe Rexhën duke e rrëmbyer në krahë Ritën për ta përqafuar.

Ndërsa në përshkrimin e kësaj fotografie, sigurisht që Rita do ta tregonte dashurinë drejt dibranes që tashmë njihet anembanë botës.

“E dua këtë vajzë”, ka shkruar Rita në postimin e saj, ku shihen dy artistet duke kaluar kohë bashkë.

Të dy shqiptaret shkëlqyen të veshura me fustana të zeza, Rita që dukej shumë elegante, e Rexha nga ana tjetër shkëlqente me një stil rudimental.

FOTO: RITA ORA/INSTAGRAM

Përveç tyre, në këtë event shumica e artistëve ishin veshur me po këtë ngjyrë, duke e bërë të zezën ngjyrë dominuese për sivjet.

Përndryshe, Bebe Rexha ishte edhe e nominuar për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”, me këngën “I’m Good (Blue)” me David Guettan.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara