www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Refuzoi propozimin e BE-së, Kurti akuzon Lajçak për njëanshmëri

Posted on September 18, 2023September 18, 2023 by User User1

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzoi të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Me 14 shtator pati një pozicion të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës në veçanti, kundër marrëveshjes në përgjithësi. Ose do e zbatojnë marrëveshjen bazike ose nuk mund të zbatojmë ato që do Serbia. Kjo logjikë ka vdekur”, tha Kurti.

Më 14 shtator në Bruksel u mbajt takimi trepalësh mes Kurtit, presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Lajçak.

Takim ky pa rezultat, edhe pse pritshmëritë e ndërkombëtareve ishin të larta, ku Borell tha se të dyja palët t’i marrin seriozisht detyrimet e tyre.

Menjëherë pas takimit kreu i shtetit serb e pohoi se negociatat me kryeministrin e Kosovës, përfunduan pa sukses “në kuptimin e gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve”. “Është e qartë se Kurti, thjesht, i shmanget formimit të Asociacionit… Ky është thelbi i gjithçkaje. Serbia nuk i largohet detyrimeve të saj“, tha Vuçiç.

Nga ana tjetër Kurti pas takimit nuk la pa përmendur Lajçak:  “Është për të ardhur keq që Lajçak ka pranuar një kushtëzim të tillë dhe këtë e ka bërë në cenim të rolit të tij si lehtësuar dialogun”.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara