www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Policia në kërkim të shtetasve të huaj, të dyshuar për hapjen e tunelit nën Gjykatën e Lartë në Mal të Zi

Posted on September 18, 2023September 18, 2023 by User User1

Policia malazeze është në kërkim të së paku 6 personave, shtetas të huaj, për të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në hapjen e tunelit nën ndërtesën e Gjykatës së Lartë në Podgoricë.

Tuneli 30 metra i gjatë, i cili të çon nga një banesë në ndërtesën përballë Gjykatës së Lartë në rrugën “Njegoshi” në Podgoricë në depon e Gjykatës së Lartë, u zbulua nga zyrtarët e gjykatës javën e kaluar. Në depon e gjykatës janë vendosur prova për krimet më të rënda dhe nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se gjatë futjes në depo janë vjedhur 19 armë.

Ditët e kaluara policia ka shqyrtuar pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa në cilësinë e qytetarëve janë marr në pyetje edhe zyrtarë të Gjykatës së Lartë, mes tyre edhe kryetari i gjykatës, Boris Saviq.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare diskutoi të premten për gërmimin e tunelit dhe vjedhjen e materialit dëshmues nga depoja e gjykatës ndërsa ende nuk ka përfunduar regjistrimi i listës së të gjitha sendeve të gjetura.

Drejtoria e Policisë konfirmoi mbrëmjen e së mërkurës se në afërsi të Podgoricës është gjetur një furgon, i cili dyshohet se është përdorur nga të dyshuarit për të hyrë në depon e Gjykatës së Lartë.

Në seancën e fundit të Byrosë për Koordinimin Operativ të Sektorit të Inteligjencës dhe Sigurisë (BOK) u tha se hyrja në depon e Gjykatës së Lartë paraqet “sulmin më të rëndë dhe më të rrezikshëm ndaj institucioneve shtetërore dhe sistemit gjyqësor”./AA/

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara