www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pendarovski dhe një delegacion shtetëror në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Posted on September 18, 2023September 18, 2023 by User User1

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski nga sot deri më 22 shtator 2023 do ta udhëheqë delegacionin shtetëror në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

“Pendarovski më 22 shtator do të mbajë fjalim në Debatin e përgjithshëm të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i cili po mbahet me temën ‘Rindërtimi i besimit dhe rifillimi i solidaritetit global: Përshpejtimi i veprimit për Agjendën 2030 dhe Objektivat e saj për zhvillim të qëndrueshëm drejt paqes, prosperitetit, progresit dhe qëndrueshmërisë për të gjithë”, paralajmëroi Kabineti i presidentit.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, parashihet që presidenti Pendarovski të realizojë takim me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, me ç’rast do ta dekorojë Organizatën e Kombeve të Bashkuara me Dekoratën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pendarovski do të mbajë fjalim në Këshillin e Sigurimit në debatin e hapur me temë “Ruajtja e qëllimeve dhe parimeve të Kartës së KB-së përmes multilateralizmit efektiv: ruajtja e paqes dhe sigurisë në Ukrainë”.

Ai do të marrë pjesë edhe në hapjen e Forumit të nivelit të lartë politik për zhvillim të qëndrueshëm nën përkujdesjen e Asamblesë së Përgjithshme dhe do të mbajë fjalim në dialogun e lidershipit “Rritja e aktiviteteve të tranzicioneve kyçe për përshpejtimin e progresit të Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm”.

Gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, presidenti Pendarovski do të ketë takime bilaterale me krerët e shteteve, pjesëmarrës të Asamblesë së Përgjithshme.

Në delegacionin shtetëror të Maqedonisë janë zëvendës kryeministri i Qeverisë për Çështje Ekonomike, Koordinim të Departamenteve Ekonomike dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Presidenti Pendarovski gjatë vizitës së tij të punës në SHBA do të vizitojë Nju-Xhersin, si dhe Çikagon, ku do të marrë pjesë në gala darkën humanitare “Rrugët drejt prosperitetit” të organizuar nga bordi i drejtorëve të “Maqedonia2025” dhe do ta dekorojë drejtorin kryesor ekzekutiv të Boing-ut, Dejvid L. Kalhun me Dekoratën “8 Shtatori”.

Siç paralajmëruan nga Ministria e Punëve të Jashtme, Osmani në cilësinë e ministrit të Punëve të Jashtme, por edhe si kryesues i OSBE-së, A5 dhe PBEJL, do të marrë pjesë në shumë ngjarje të rëndësishme.

“Kjo vizitë realizohet në një moment historik për Maqedoninë e Veriut, kur vendi njëkohësisht kryeson tre procese të ndryshme me rëndësi të madhe nacionale: OSBE-në, SHBA – Kartë e Adriatikut (A5) dhe Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore – PBEJL, ku kryesues është Ministri Osmani. Në këtë drejtim, Osmani do të udhëheqë takime të rëndësishme me vendet e A5 SHBA-Karta e Adriatikut, vendet anëtare të PBEJL-së, Treshen e OSBE-së, si dhe takime bilaterale me Ministrat e Punëve të Jashtme të disa vendeve. Njëherit do të marrë pjesë në një sërë ngjarjesh të tjera të nivelit të lartë të organizuara nga KB”, kumtoi MPJ-ja. 

Lajmet e fundit…

  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara