www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nikollovski: VMRO-ja dyshon se po ndiqet fizikisht

Posted on September 18, 2023September 18, 2023 by User User1

Opozita dyshon se politikanët e VMRO-DPMNE-së po ndiqen në mënyrë të paligjshme. Dyshimin e shpalosi nënkryetari i VMRO-së Aleksandar Nikollovski pas mbajtjes së Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës. Sipas Nikollovskit, në seancë u diskutua nëse në vend ndiqen  komunikimet në mënyrë të paligjshme dhe nëse prodhohet softuer i paligjshëm për ndjekjen e komunikimeve. Pas debatit, opozita pretendon se nuk beson se te ne nuk ka ndjekje të paligjshme. Megjithatë, ai nuk ndau më shumë detaje, sepse raportet e të dy agjencive janë klasifikuar si sekret shtetëror.

“Ne nuk kemi marrë një mohim të besueshëm se në Maqedoni nuk ka ndjekje të qytetarëve me të ashtuquajturin softuer malicioz, përkatësisht softuer të përparuar që tekstualisht hyn në shtëpi. Ajo që mund të them gjithashtu është se në vendin tonë, si partia më e madhe politike në Maqedoni, ekziston dyshim serioz se jemi nën mbikëqyrje fizike të kontrolluar”, tha Aleksandar Nikolovski – deputet i VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara