www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Humb avioni 80 milionë dollarësh, ushtria e SHBA-së kërkon ndihmën e qytetarëve

Posted on September 18, 2023 by User User1

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gjendur në një situatë të pazakontë, ajo ka kërkuar ndihmën e publikut për gjetjen e një avioni luftarak F-35, i cili u braktis nga piloti pas një defekti. 

Avioni u zhduku nga radarët pasditen e së dielës, teksa ishte duke fluturuar në jug të Karolinës së Jugut. Piloti, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u hodh me parashutë pas avarisë dhe tashmë është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Dinamika e ngjarjes nuk është zbardhur ende plotësisht. Kërkimet e tyre, autoritetet i kanë fokusuar  përreth dy liqeneve në Chaleston, por megjithatë ende nuk kanë arritur të bien në gjurmët e mbetjeve të avionit F-35B Lightning II.

Baza ushtarake në Charlston bëri një postim në platformën X, ku e përshkruante si thelbësore ndihmën e publikut për gjetjen e avionit. F-35B Lightning II është një avion i krijuar nga kompania “Lockheed Martin”. Ai kushton 80 milionë dollarë dhe është një ndër më të avancuarit që ekzistojnë sot në botë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara