www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gjyqi për “Titanik”: Ndryshimet e reja në Kodin Penal nuk e liruan Gruevskin

Posted on September 18, 2023September 18, 2023 by User User1

Seanca e sotme për rastin Titanik, ku i akuzuar është edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, përfundoi pa një përfundim konkret nëse aktakuza për të është e vjetruar. Sipas një analize të OJQ-ve që monitorojnë punën e gjyqësorit, me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, për Gruevskin do vjetërohej vepra penale “strukturim kriminal” e cila ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore. As Prokuroria dhe as mbrojtja sot nuk kërkuan të kontrollohet nëse rasti i Gruevskit është vjetruar. Prokurorja Lile Stefanova, në një bisedë joformale, informoi se ata do të shpallin qëndrimin e tyre gjatë fjalës përmbyllëse. Nuk specifikohet se kur do të vijë radha e fjalëve përmbyllëse për rastin, por kjo nuk pritet të ndodhë në dy muajt në vijim. Megjithatë, 16 të pandehurit do të vazhdojnë të gjykohen për veprat penale të “shkeljes së të drejtës së votës”, “shkeljes së lirisë së përcaktimit të votuesve”, “ryshfetit në zgjedhje dhe votim”, “shkatërrimit të materialit zgjedhor” dhe “keqpërdorimit të fondeve për financimin e fushatës zgjedhore”. /Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara