www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tjetër tragjedi në rrugë, makina merr para tre këmbësorë, dy të vdekur

Posted on September 17, 2023September 17, 2023 by User User1

Një tjetër aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në rrugët e Kosovës ku për pasojë kanë humbur jetën dy këmbësor.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Ozdrim të Pejës ku një makinë ka përplasur tre këmbësorë.

Për pasojë dy prej tyre kanë humbur jetën. Personi i tretë i plagosur është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rreth orës 21:30, policia është informuar për një aksident që ka ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë. Si pasojë, dy nga këmbësorët kanë vdekur. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Njëri nga këmbësorët që ka mbijetuar, është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës”, ka thënë Rugova.

Mësohet se shoferi i veturës ndodhet në stacionin policor në Pejë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara