www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sindikatat e shëndetësisë paralajmërojnë protesta pas 20 shtatorit

Posted on September 17, 2023 by User User1

Shkup, 17 shtator – Kordinatori nacional në sindikatën e pavarur të të punsuarve në shëndetësi, Bobi Bojçevski, ka folur për  kërkesat e Sindikatës që i dërguan kryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë. Kërkesa e parë siç thotë Bojçevski, për Radion Evropa e Lirë,  është rritja me 30% e pagës për të gjithë punonjësit e shëndetësisë, nga personeli administrativ e deri tek mjekët.

“E dyta ka të bëjë me marrëveshjen kolektive sepse kjo marrëveshje që aktualisht është në fuqi është më e keqja në historinë që ekziston në sistemin shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, një stazh i përfituar për personat që punojnë në institutet e radiografisë dhe spitalet psikiatrike. Kërkesa e katërt është rritja e raportit dhe kërkesa e pestë është për numrin e madh të të rinjve që punojnë me një lloj kontrate në punë”.

Bojçevski thotë se këto kërkesa nuk janë kërkesa të mëdha dhe mund të zgjidhen shumë shpejtë, por ai shton se mbetet vetëm dëshira.

“Le të llogarisin sa jemi, ja pra  25 mijë punonjës shëndetësorë, të shohim  rrogën mesatare, sa do të kushtonte t’u jepnin 30%. Duhet të theksoj, ne jemi amortizues, çfarë do të ndodhë nëse dalim në rrugë? Prandaj i bëj apel qeverisë, ministrit që t’i zgjidhë problemet tona të akumuluara prej vitesh”.

Bojçevski pohon se nuk ka ndikime partiake në paralajmërimin e protestave. Ata kërkojnë gjithashtu që të zbardhet menjëherë rasti i Klinikës së Onkologjisë.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara