www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Futbollisti gjerman konvertohet në Islam, falënderon gruan dhe familjen e saj

Posted on September 17, 2023September 17, 2023 by User User1

Futbollisti gjerman, Robert Bauer me anë të një ‘story’ në rrjetin social “Instagram” ku shihej duke kryer ritet fetare myslimane së bashku me babain e gruas dhe djalin e tij, ka njoftuar se është konvertuar në fenë Islame.

28-vjeçari po ashtu njoftoi se ky konvertim erdhi falë gruas dhe familjes së saj, të cilët për vite me radhë punuan në inkurajimin e tij në këtë drejtim, teksa Bauer i shprehu edhe mirënjohjen e tij.

“Për të gjithë njerëzit që më dërgojnë mesazhe sot. Unë erdha në Islam nëpërmjet gruas sime dhe familjes së saj. Kanë kaluar shumë vite dhe jam mirënjohës për të gjithë ju që më ndihmoni dhe më inkurajoni në udhëtimin tim”, shkroi ai.

Bauer aktualisht është duke luajtur për klubin e Arabisë Saudite Al-Tai, pasi i është bashkuar Ligës Profesionale Saudite me një kontratë njëvjeçare.

Ai përfaqësoi Gjermaninë në Kupën e Botës FIFA U-20 në Zelandën e Re në 2015 dhe ishte pjesë e skuadrës për Lojërat Olimpike Verore 2016, ku Gjermania fitoi medaljen e argjendtë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara