www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë- Fier, autoambulanca përplaset me një kamion, ndërron jetë pacienti  

Posted on September 17, 2023September 17, 2023 by User User1

Një aksident automobilistik në aksin rrugor Lushnjë- Fier, i ka marrë jetën para pak minutash (të dielën) një 77- vjeçari, i cili po transportohej me ambulancë drejt Tiranës, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pacienti Dashamir Koçaj, i moshës 77 vjeçare, po transportohej me urgjencë drejt Tiranës, kur befas autoambulanca me të cilën ai po transportohej është përplasur me një kamion, dhe për pasojë ai ka ndërruar jetë.

Nga përplasja është plagosur edhe drejtuesi i ambulancës, si dhe infermieri, të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjës për mjekim. Pasagjeri, Elvis Banushaj, është jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e deritanishme, rtsh.al mëson se mjeti kamion tip Iveco me targa AA288UR, me drejtues shtetasin, Leonard Gjini, është përplasur me mjetin tip Ford me targa AB883CF (Ambulancë), me drejtues shtetasin Flori Ramo.

Aksidenti ka bllokuar edhe trafikun në aksin rrugor- Lushnjë- Fier, i cili shfaqet tepër i rënduar. Policia është në vendngjarje, jo vetëm për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti të rëndë, por edhe për të mundësuar zhbllokimin e trafikut.

Lajmet e fundit…

  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara