www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pendarovski i përgjigjet pretendimeve të partisë së Mickoskit/ VMRO përmes ndërmjetësuesve dy herë i ka kërkuar presidentit Amnesti

Posted on September 16, 2023September 16, 2023 by User User1

Lidhur me pretendimet e paraqitura në konferencën e sotme për media të VMRO-DPMNE-së, ju njoftojmë se gjatë këtij viti, në dy raste i janë bërë propozime presidentit Stevo Pendarovski që të shqyrtojë faljen e disa politikanëve ose të mbështesë miratimin e Ligjit për amnisti të politikanëve aktualë dhe të mëparshëm, kështu njofton kabineti i presidentit të vendit.

“Ato propozime, përmes ndërmjetësve, i janë dërguar presidentit Pendarovski nga strukturat politike dhe të sigurisë që janë të afërta me opozitën aktuale, si dhe nga ish-politikanë”, thuhet në komunikatën e Kabinetit të presidentit.

Më herët, Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së, në lidhje me qëndrimet e presidentit Stevo Pendarovski të shprehura në një intervistë për amnistinë dhe amendamentet e Kodit penal, i ka bërë thirrje Pendarovskit të përgjigjet se kush e ka kërkuar amnestinë.

– Pendarovski sot duhet të përgjigjet kush i kërkoi amnesti? Pendarovski thotë se për amnestinë është “konsultuar nga disa aktorë të skenës politike”, kështu që tani duhet të jetë i saktë dhe i qartë, të thotë se kush nga politika e ka konsultuar Pendarovskin para disa muajsh për amnistinë – tha Stoilkovski.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara