www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gostivar/ Banorët e Turçanit ende nuk kanë marrë dëmshpërblim për dëmet nga përmbytjet e fundit

Posted on September 16, 2023September 16, 2023 by User User1

Edhe pse kanë kaluar rreth katër muaj nga vërshimet e fundit në fshatin Turçan të Gostivarit, me çrast u dëmtuan shumë shtëpi dhe dyqane, as komuna e as Qeveria, nuk kanë kompensuar dëmet, shkruan Alsat.

Banorët ankohen se iu është dashur vetë të paguajnë dhe të riparojnë objektet e tyre. Ndër shtëpitë që më së shumti pësoi, ishte ajo e familjes Demiri, por dhe biznese në këtë rajon.

Asgjë nuk na kanë paguar asgjë aspak, as që kanë ardhur edhe të na pyesin. Në fillim erdhën tre herë edhe aq, asgjë ma. Ne kemi pas dëme shumë, komplet kati i shtëpisë krejt gjërat, makinën, bacën e dëmtoi krejt. Na mori uji dhe mua dhe djalin, muri na rra, ne shumë dëme kemi pas dhe asgjë as[pak hiç s`ka ardhur kush”, tha Hajrie Demiri, banore.

Jo, deri më tani ne kemi rregulluar gjërat me financat tona, nuk kemi asnjë dëmshpërblim as nga komuna e as nga shteti. Neve na dëmtoi shumë, por i rregulluam me buxhetin tonë që të vazhdojmë punën, dhe tani presim dëmshpërblim”, u shpreh Shqipe Fejzi, pronare biznesi.

“Përveç mos kompensimit të dëmeve për banorët e fshatit Turçan, komuna nuk ka filluar ende as edhe pastrimin e shtratit të këtij lumi të vogël , shkaku i të cilit po vërshohet i gjithë fshati. Nuk kanë filluar të hiqen as urat e vogla të vendosura në të zezë, e që bllokojnë rrjedhën e ujit i cili del nëpër rrugë dhe përfundon nëpër shtëpitë e banorëve”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.

Nga komuna e Gostivarit premtuan se gjatë javës së ardhshme do fillojë kompensimi i dëmit për banorët, me nga 30.000 denarë. Ndërkohë thonë se Qeveria nuk ka pranuar të bëj kompensimin e dëmeve.

“Ne do insistojmë që presa e mbetur të mbulohet nga Qeveria, por nuk garantojmë që kjo do ndodh andaj do duhet të shohim mundësinë tjetër që na mbetet për ti dëmshpërblye. Ne kemi bë edhe plan për dimanikën e pastrimit që të mos na përsëriten vërshimet”, tha Valbon Limani, Komuna e Gostivarit.

Banorët kërkojmë që, komuna me urgjencë të filloj pastrimin shtratit të lumit dhe të përroit që kalon përmes fshatit, sidomos me afrimin e sezonit të të reshurave./ Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara