www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Fëmija dy vjeçar me kovid dhe sëmundje tjera shoqëruese ka vdekur në Klinikën për fëmijë

Posted on September 16, 2023September 16, 2023 by User User1

Një fëmijë i moshës dy vjeçare nga Resnja, fillimisht i hospitalizuar në Manastir, dhe më pas në Shkup, ka humbur jetën këtë mbrëmje në Klinikën për fëmijë me Kovid-19, shkruan Slloboden Peçat, duke u thirrur në burime të saja brenda spitalit.
Vdekja ka ndodhur në Qendrën Emergjente të Klinikës për fëmijë, ndërsa fëmija është pranuar në orën 7:00 të mëngjesit.
Sipas drejtoreshës së Klinikës, Stojka Naceva Fushtuq, kovidi nuk është arsyja për vdekjen, edhe pse testi i shpejt për kovid ka qenë pozitiv tek fëmija dhe negativ tek nëna.
“Fëmija nuk ka histori mjekësore tek ne ngase familja jeton në Gjermani. Nga të dhënat që i morëm ka pasqyrë të rëndë prej më herët, hipertensioni pulmonar, trakeomalacia, defekti i zemrës së operuar, vonesa në zhvillimin motorik. Kovidi nuk është sigurt arsyeja për vdekjen”, ka thënë drejtoresha për Sloboden Peçat.
Sipas informacioneve nga të punësuar tjerë në klinikën, fëmija ka patur frymëmarrje shumë të rënduar gjatë momentit të pranimit. /SHENJA/

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara