www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Capital T – Zbulohet dita e premierës dhe detajet rreth filmit ku merr pjesë reperi

Posted on September 16, 2023September 16, 2023 by User User1

Kohë më parë Capital T zbuloi se kishte hedhur një hap të rëndësishëm në karrierë, kësaj here disi larg muzikës, duke provuar kështu kinemanë. Reperi bëri me dije se do të ishte pjesë e një filmi me cast dhe produksion ndërkombëtar, si aktor, ndërsa nuk zbuloi shumë detaje.

Megjithatë tani, premiera e filmit ku Kapo është pjesë është më afër se kurrë dhe ashtu sic reperi zbulon, projekti kinematografik do të shfaqet për herë të parë në kinema nesër, si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë.

Këtë Capital-i e ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Instagram, ku thotë se shpreson që debutimi i tij në ekranin e madh t’i pëlqejë publikut, teksa shpreh mirënjohjën e tij për ekipin prodhues, ku është edhe producenti shqiptar Besnik Krapi, ndërsa po ashtu zbulon një detaj të vogël, që ky nuk do të jetë i fundit film për të.

Ndërkohë, sic shihet edhe në trailer-in e filmit, “Jericho Ridge” është një thriller mbijetes, me mjaft skena aksion dhe dramë, ndërsa ka në kast aktorë si: Nikki Amuka Bird, Michael Socha, Zack Morris dhe sigurisht Trim Ademi. Përvec pjesëmarrjes së reperit shqiptar në film dhe produksionit që është pjesërish shqiptar, e vecanta tjetër e projektit është se është xhiruar në malet e Kosovës, ku ekipi i filmit “krijoi” një qytet të vogël amerikan, vetëm për këtë projekt.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara