www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mariçiq: Programin e ardhshëm IPARD, bujqit nga Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojnë si qytetarë të shtetit anëtar të BE

Posted on September 15, 2023September 15, 2023 by User User1

Shkup, 15 shtator – Zëvendës kryeministri Bojan Mariçiq sot qëndroi për vizitë pune në Prilep, ku para fillimit të tribunës “Ne jemi Evropa” vizitoi fabrikën e foragjereve “EKO-MLIN”, shfrytëzuese e programit IPARD 2.

Gjatë vizitës në objektin dhe përmes bisedës me pronarët, Mariçiq, siç informojnë nga kabineti e tij, ka thënë se BE-ja investon në bujqësinë e vendit dhe i përgatit fermerët për tregun evropian, duke theksuar se në 15 vitet e fundit, me ndihmën e fondeve të BE-së, janë bërë investime të dukshme në modernizimin dhe konsolidimin e prodhimit dhe përpunimit bujqësor, afrimin me standarde më të larta, cilësinë dhe sigurinë e ushqimit, ndërsa përmes mbështetjes së Qeverisë, u sigurua stabilitet i të ardhurave të prodhuesve.

“Me programin IPARD 2 dëshmuam pse jemi liderë në rajon dhe se dimë të përdorim në mënyrë efektive dhe efikase të gjitha fondet që Bashkimi Evropian na ka vënë në dispozicion. BE-ja e shpërblen atë rrëfim të suksesshëm dhe e vazhdon atë me IPARD 3 2021-2027, duke vënë në dispozicion 97 milionë euro fonde të pakthyeshme evropiane për investime të reja, zhvillim dhe modernizim të bujqësisë vendore”, tha Mariçiq.

Ai, thuhet në kumtesë, shtoi se 30,7 milionë euro para të pakthyeshme evropiane janë siguruar në kuadër të programit IPARD 2 për investime në vegla themelore për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore, për 146 projekte, dhe një nga ato projekte është projekti “EKO-MLIN”, e cila mori mbështetje prej shtatë milionë denarë për përmirësimin e kapaciteteve prodhuese.

Zëvendës kryeministri, në prani të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski dhe drejtorit të Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, përkujtoi se është duke u zhvilluar thirrja e parë nga programi i ri IPARD 3, për masat 1 dhe 7 dhe tha se në fazën përfundimtare është procedura administrative dhe qeveritare për nënshkrimin e marrëveshjes financiare, me çka do të fillojë dërgesat e aplikacioneve. 

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara