www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Itali, përplaset autobusi me emigrantë/ Vdesin 2 shoferët, 25 të plagosur

Posted on September 15, 2023September 15, 2023 by User User1

Një aksident tragjik ndodhi në autostradën A1 në Fiano Romanotë Romës, ku përplasja e një autobusi që transportonte emigrantë ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy shoferëve. 

25 persona mbetën të plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Aksidenti ndodhi kur autobusi i përdorur nga Prefektura e Agrigentos për të transferuar emigrantët nga qendrat e pritjes së Porto Empedocle në Piemonte, u përplas kokë më kokë me një automjet të tonazhit të rëndë.

Dy drejtuesit e mjeteve që nuk mundën t`i mbijetonin goditjes së fortë, janë të dy italianë, të moshave 32 dhe 35 vjeç. Emigrantët e përfshirë në aksident, u transportuan në objekte të ndryshme spitalore të zonës. Ata kishin zbritur së fundi në ishullin e Lampeduzës dhe po dërgoheshin në qendra të tjera pritjeje. Lampeduza është përballur këto ditë me një fluks klandestinësh.

7.000 emigrantë mbërritën brenda vetëm një dite në atë që konsiderohet si pika e hyrjes për azilkërkuesit që synojnë të lëvizin më pas drejt veriut dhe vendeve të tjera të BE-së. Rezidenca e vetme e emigrantëve në ishull ka një kapacitet prej rreth 450 shtretërish, e në këto kushte, autoritetet janë përpjekur t’i transferonin të mbërriturit në Siçili, ose në Kalabri./topchannel

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara