www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shkarkohet Tina Ivanova drejtoresha e Filarmonisë Nacionale si dhe anëtarët e Bordit Drejtues

Posted on September 14, 2023September 14, 2023 by User User1

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska mori vendim për shkarkimin e drejtoreshës Filarmonisë Nacionale, Tina Ivanova. Kjo sipas Ministrisë vjen pas raportit nga mbikëqyrja e kryer e Komisionit nga Ministria e Kulturës, më 6 shtator 2023. 

Nga Ministria theksojnë se në mënyrë jo adekuate kanë vepruar edhe anëtarët e Bordit Drejtues, me çka ministrja Kostadinovska – Stojçevska ka marrë vendim edhe për shkarkimin e të gjithë anëtarëve të BD të Filarmonisë. 

Në një prononcim publik Tina Ivanova thotë se nuk është shkarkuar nga funksioni i drejtoreshës për shkak të punës joadekuate siç është theksuar në shkrimin nga ana e ministres.

Në reagimin e saj për shkarkimin, ajo thekson se “Inspektorati i punës, dy inspektime të jashtëzakonshme nga Inspektorati i Ministrisë së Kulturës, komisioni për inspektimin e dokumentacionit, një grup punonjësish administrativë, punonjës të Ministrisë së Kulturës, janë bërë vizitorë të rregullt në institucionin tonë dhe u dërguan edhe nga disa herë për të “gërmuar” gjëra që nuk ekzistojnë thjesht sepse nuk patën dhe nuk e kanë ende guximin të thonë se po më shkakrojnë për padëgjueshmëri”.

Ajo thekson se rezultatet nga inspektimet janë dokumente publike në dispozicion dhe secili që është i interesuar mund të shohë se “puna është e qartë dhe e pastër”. 

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara