www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sekuestrohet një minibus me targa të Shqipërisë – Zbulohet një bunker për fshehjen e mallit

Posted on September 14, 2023September 14, 2023 by User User1

Shkup, 14 shtator – Drejtoria Doganore në vendkalimin kufitar Tabanoc ka sekuestruar një minibus me targa të Shqipërisë në të cilin janë zbuluar bunkerë specialë të destinuar për fshehjen e mallit.

Siç inforojnë nga Drejtoria Doganore, rasti është zbuluar në hyrje të vendkalimit kufitar Tabanoc nga ana e inspektorëve doganorë të ekipit mobil të Sektorit për Kontroll dhe Hetime, të cilët kanë kryer kontrollin e minibusit. Pas kallëzimit në gjykatën kompetente, e njëjta ka marrë vendim për sekuestrimin e automjetit, ndërsa shoferit të mjetit i është shqiptuar gjobë për shkak të shkeljes së nenit 263 paragrafi 7 dhe nenit 269 paragrafit 2 nga Ligji për Dogana.  

“Bunkerë të posaçëm në sistemin ventilues të një minibusi me tabela regjistrimi të Shqipërisë, të projektuara posaçërisht për fshehjen e mallit janë zbuluar pas kontrollit të automjetit me të cilin është kryer transporti i jashtëligjshëm i pasagjerëve në linjën Tiranë – Bruksel. Njëkohësisht, bunkerët e posaçëm të destinuar për kontrabandën e mallrave, në përpjekje për t’i fshehur ato, janë mbuluar me tapiceri”, kumtoi Drejtoria Doganore.

 Siç thonë, ky është rasti i dytë brenda një jave i sekuestrimit të një automjeti të konstruktuar, përshtatur dhe modifikuar  posaçërisht me qëllim fshehjen e mallit.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara