www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Katër zjarrfikës të lënduar lehtë gjatë intervenimit të sotëm të një objekti në rrugën drejt Kodrës së Diellit

Posted on September 14, 2023 by User User1

Me katër zjarrfikës të lënduar lehtë ka përfunduar intervenimi për shuarjen e objektit në rrugën nga Tetova drejt Kodrës së Diellit, të filluar këtë mëngjes rreth orës 6. Zjarrfikësit kanë intervenuar më shumë se katër orës vetëm që të shuhet zjarri, ndërsa kanë qëndruar atje nëse paraqitet nevoja për intervenim të ri gjatë shuarjes së materialit të djegur.

“Është djegur një pjesë e objektit, ku prodhohet mobilje dhe dihet që ka materiale druri. E kemi shpëtuar nga zjarri pjesën e sipërme. Ishte vështirë të hyjmë edhe për shkak të nxehtësisë. Është intervenuar me dhjetë automjete. Pas katër orëve zjarri është shuar, por kemi ekipe kujdestare atje, po ndiqet situata sepse ka nxehtësi të madhe dhe po nxirret materiali i djegur, nëse ka nevojë që të intervenohet sërish”, informoi komandanti Avni Ameti.       

Katër zjarrfikës kanë marrë lëndime të lehta, mes tyre edhe vetë komandanti.

“Janë lënduar lehtë, me plagë në hundë, këmbë dhe për shkak të thithjes së tymit”, informoi Ameti.

Njësiti territorial i zjarrfikësve të Tetovës vazhdon intervenimin në Dobërcë, ku nga e shtuna po digjet një deponi. Sot kanë pasur ndërhyrje në natyrë edhe në Çellopek dhe Tearcë.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara