www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Hulumtimi i IPP “Arben Xhaferi” thot se 222,000 persona nga Maqedonia jetojnë në Gjermani

Posted on September 14, 2023September 14, 2023 by User User1

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Gjermani (2022), në këtë vend jetojnë 222,000 persona me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, nga të cilët 158,000 kanë lindur në Maqedoninë e Veriut, thuhet në hulumtimin e fundit të Institutit për Politika Publike “Arbën Xhaferi”.

“Nga viti 2020 deri në vitin 2022, numri i qytetarëve me prejardhje nga Maqedonia e Veriut është rritur për 44%, nga 154,000 në 222,000;
32,000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut janë larguar drejt Gjermanisë në vitin 2021, dhe 53,000 të tjerë në vitin 2022;
Pra, për vetëm dy vite, 85,000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut janë larguar drejt Gjermanisë. Me fjalë tjera, për dy vite, vendi ka humbur 4.6% të popullsisë rezidente për shkak të emigrimit masiv drejt Gjermanisë”, thuhet në hulumtimin e fundit të Institutit për Politika Publike “Arbën Xhaferi”.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara