www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nuhiu paralajmëron padi për kryetarin e Velesit dhe të Gazi Babës

Posted on September 13, 2023September 13, 2023 by User User1

Zëvendësministri i arsimit Agim Nuhiu, në intervistën e lajmeve të orës 19 tha se dikasteri i tij po shqyrton mundësinë për të denoncuar penalisht kryetarin e Komunës së Velesit Marko Kolev dhe atë të Gazi Babës Boban Stevskovski për diskriminimin e nxënësve shqiptarë në komunat e tyre. Nuhiu tha se dy kryetarët po shkelin po shkelin nenin 137 të Kodit Penal duke u pamundësuar nxënësve mësimin në gjuhën amtare dhe rrezikojnë të dënime nga 6 muaj deri në 5 vite burg.

“Ne jemi duke menduar që edhe ne t’i shfrytëzojmë instrumentat e karakterit penal juridik, është neni 137 i Kodit Penal që sanksionon çështjen e barazisë dhe mos diskriminimit. Cilido kryetar i komunës, përfshirë edhe ai i Gazi Babës, kur do të ngritet padi penale, kur do t’i vendohen prangat për vepër penale, a e dini sa është vepra penale e ndëshkueshme 6 muaj deri në 5 vite burg. Kur t’ia vendosësh prangat cilitdo kryetar komune që diskriminon qoftë edhe një fëmijë shqiptarë ne përcjellim tjetër mesazh, se funksionojnë institucionet e sistemit dhe jo vetëm të në beteja politike dhe të bëjmë filmin e vizatuar “Tomi dhe Xheri”, deklaroi Agim Nuhiu, zv.ministër i Arsimit.

Do të merrni ju iniciativë të tillë?

“Ne jemi duke menduar që t’i denoncojmë për konsumim të veprës penale sipas nenit 137 i Kodit Penal. Askujt të mos i shkojë mendja të luaj me ndjenjat dhe me interesat e fëmijëve shqiptarë dhe të tjerëve”, u përgjigj Agim Nuhiu, zv.ministër i arsimit. /Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara