www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

5 mijë viktima nga stuhia “Daniel” në Libi

Posted on September 13, 2023September 13, 2023 by User User1

Rëndohet bilanci i tragjedisë që shkaktoi stuhia “Daniel” në Libi. Ministria e Brendshme e Libisë Lindore bëri të ditur se numri i të vdekurve ka mbërritur në mbi 5 mijë, ndërkohë që më shumë se 10 mijë persona të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Shifrat e viktimave mbeten kontradiktore, pasi Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe tha kishin regjistruar deri më tani 2084 të vdekur.

Situata më e vështirë është në qytetin Derna, 1/4 e të cilit raportohet se u shkatërrua plotësisht pasi disa diga u çanë si pasojë e stuhisë dhe uji vërshoi në qytet.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga situata në këtë qytet janë vërtetë dramatike.

Rrugë janë të mbushura me viktima, ndërsa banorët kërkojnë të identifikojnë të afërmit e tyre.

Lagje të tëra të qytetit vijojnë të jenë nën ujë, i cili në zona të caktuara ka arritur deri në 3 metra lartësi.

Forca të shumta ushtarake dhe ato të Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe vijojnë përpjekjet për të shpëtuar sa më shumë njerëz, të cilët gjenden të bllokuar nëpër shtëpitë e përmbytura apo makina.

Autoritetet që qeverisin të dyja pjesët e vendit shpallën tre ditë zie për viktimat e kësaj tragjedie.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara