www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tri shprehitë ‘e këqija’ që i kanë njerëzit inteligjentë

Posted on September 12, 2023September 12, 2023 by User User1

Psikologët kanë përcaktuar se cilat janë tri shprehitë e këqija që i posedojnë pothuajse të gjithë njerëzit inteligjentë.

Psikologia Kathleen Voghs, e cila kreu hulumtime mbi këtë temë në vitin 2013, ka thënë se parregullsia, të cilën shumëkush e konsideron një zakon të keq, është në fakt një karakteristikë e njerëzve të zgjuar.

“Mjediset e parregullta frymëzojnë shkëputjen nga tradita, e cila mund të çojë në zbulime të reja. Në të kundërt, mjediset e rregullta inkurajojnë konvencionet dhe lojën e sigurt”, ka sqaruar ajo.

Hulumtimi i publikuar në revistën profesionale, Psychology Today, zbuloi po ashtu se njerëzit që shkojnë në shtrat vonë dhe flenë gjatë në mëngjes kanë një IQ më të lartë.

“Në krahasim me njerëzit më pak inteligjentë, individët më inteligjentë shkojnë për të fjetur më vonë gjatë javës së punës dhe në fundjavë”, kanë thënë ndër të tjera shkencëtarët.

Shumë njerëz i konsiderojnë ata që shajnë si vulgarë dhe të pasjellshëm. Megjithatë, hulumtimi i kryer në Kolegjin Marist në New York tregoi të kundërtën – njerëzit që shajnë janë më inteligjentë, kanë një fjalor më të pasur dhe aftësi më të mira retorike.

Gjithashtu u zbulua se ishin më të sinqertë, sepse sharjet shoqërohen me emocione të sinqerta. 

Lajmet e fundit…

  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara