www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nisi hapja e trasesë për autostradën Gostivar-Kërçovë

Posted on September 12, 2023September 12, 2023 by User User1

Me këtë shpërthim simbolik filluan punët në korridorin 8.

Me eksploziv mbi fshatin Banjicë nisi  hapja e trasesë për autostradën Gostivar-Bukojçan, e gjatë 30.1 kilometra.

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi tregoi se njëkohësisht nga këtu do të merret tamponi për ndërtimin e autostradës.

Bën nisjen fizike të punimeve për korridorin 8 dhe 10-d dhe jam shumë i lumtur që e mbajtëm fjalën e dhënë. Ju dëshiroj punë të mbarë të dy kompanive që do ndërtojnë dhe sot bëmë minimin malit në afërsi të Gostivarit dhe gjithë ky material do të shërbejë për shfrytëzimin e autostradës Tetovë Gostivar dhe rrugës anësore Tetovë-Gostivar, ndërsa ne ku po qëndrojmë këtu do kalon autostrada e re nga Gostivari në Kërçovë.”- deklaroi Artan  Grubi, zv/kryeministër i parë.

Korridori 8 ndërtohet nga konsorciumi amerikano-turk “Behtel dhe Enka”. Ambasadorja e SHBA-ve Anxhela Ageler u shpreh e lumtur që kompani amerikane me famë do ta ndërtojë këtë rrugë.

“Jam shumë e lumtur që jam këtu, më duket sikur dje, por kaluan shumë shpejtë gjashtë muaj që kur u nënshkrua marrëveshja për këtë projekt. Në emër të ambasadës së Amerikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe biznesit amerikan jam shumë e lumtur që shoh këtë konzorcium me famë botërore duke i ndërtuar këto rrugë që janë shumë të rëndësishme për njerëzit e këtij vendi. Ne erdhëm nga një rrugë shumë e ngushtë dhe besoj se qytetarët do t’i gëzojnë kjo rrugë të re dhe e lehtë për të qarkulluar.”- deklaroi Angele Ageler, ambasadore e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut 

Drejtori i NP “Rrugët shtetërore” tha se punët kanë filluar nga dita e nënshkrimit të kontratës, ndërsa sot kanë filluar punët në terren.

“Nga dita e nënshkrimit të kontratës kemi filluar me punë për ndërtimin e Korridorit 8 edhe 10d, në gjithë këtë periudhë ne kemi bërë zgjedhjen e të gjithë projektuesve të të gjitha trasave dhe në këtë kohë kemi bërë edhe elaboratet për projektim dhe i kemi dërguar në zyrën për vlerësim që të fillojë edhe vlerësimin i tokave.”- tha Ejup Rustemi, Drejtor i Rrugëve Shtetërore.

Ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10-D do të duhet të përfundojë në fund të vitit 2027.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara