www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ndryshime te Maqedonia, Isnik Alimi në formacionin bazë

Posted on September 12, 2023September 12, 2023 by User User1

Përfaqësuesja e Maqedonisë do të zhvilojë sfidën e pestë në eliminatoret për Kampionatin Evropian “GJermani 2024”. Trajneri Blagoja Milevski tashmë ka zbardhur edhe emrat e futbollistëve, me të cilët do të zbres në fushën e terreni dhe do të kërkojë fitoren e dytë në këto eliminatore, pikërisht ndaj kundërshtarit të njëjtë.

Në 11-shen e përzgjedhur nga Milevski, bie në sy emri i struganit Isnik Alimi, i cili për herë të parë morri ftesë për të përfaqësuar Maqedoninë, për të cilën skuadër debutimin kishte bërë në ndeshjen e 9 shtatorit kundër Italisë në Shkup.

Alimi pritet të luaj në mesfushë, për të zënë vendin e Agon Elezit, që sot është lënë në bankinë. Ndryshe përkrah Alimit në formacionin bazë do të jenë edhe kapiteni Enis Bardhi, mbrojtësi Visar Musliu si dhe mbrojtësi i krahut të majtë, Ezgjan Alioski, ndërsa për shkak dëmtimit në kombinim për këtë ndeshje nuk do të jetë Arijan Ademi.

Ndryshim do të ketë edhe në portë, ku vendin e të pazëvendësueshmit, Dimitrievski, do ta zë Damjan Shishkovski, ndërsa si mesfushor defanziv do të luaj edhe Bojan Dimoski, që zë vendin e Ashkovskit. Pjesa tjetër e skuadrës do të jetë e njëjta, sikurse në ndeshjen me Italinë, me Bojan Miovskin që do ti prjë sulmit, i ndihmuar edhe nga Atanasov dhe Elmas, ndërsa bashkë me Musliun dhe Alioskin në vijën e fundit mbrojtëse, do të luajnë edhe Manev dhe Zajkov.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara