www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ademi: Bashkëpunimi rajonal i Ballkanit Perëndimor është thelbi i Procesit të Berlinit

Posted on September 12, 2023 by User User1

Shkup, 12 shtator – Kryetari i Komisionit për çështje evropiane, Arbër Ademi, sot ka mbajtur fjalim në Konferencën me temë: “Përforcimi i procesit të Berlinit përmes Diplomacisë Parlamentare”, e cila u organizua nga Instituti për Demokraci dhe partnerët e tij në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe u mbajt në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në Konferencë, kushtuar mundësive dhe modaliteteve për përfshirjen e parlamenteve në procesin e Berlinit, Ademi theksoi se bashkëpunimi rajonal i Ballkanit Perëndimor është thelbi i procesit të Berlinit dhe si i tillë paraqet pjesë të prioriteteve dhe kritereve politike, të përcaktuara në Kornizën e politikës së zgjerimit”, njoftoi pres-shërbimi i Kuvendit. 

Ademi theksoi se bashkëpunimi rajonal ka efekte pozitive në funksionimin dhe jetën e qytetarëve në rajon, ndërsa si shembull i vuri në dukje tre ratifikimet e kontraktuara në kuadër të “Ballkanit të Hapur edhe atë për: njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë, pastaj për kualifikimet profesionale të doktorëve të mjekësisë, doktorëve të mjekësisë dentale dhe arkitektëve në kuadër të Marrëveshjes së Evropës Qendrore për tregti të lirë, si dhe për lëvizjen e lirë me letërnjoftime.

Në këtë kontekst, Ademi theksoi se deri më tani fokusi i këtij procesi ka qenë dimensioni ekonomik, me qëllim të krijimit të Sferës Ekonomike Rajonale, e cila është në interes të zhvillimit ekonomik dhe konvergjencës së rajonit, por që pas Samitit në Poznanj në vitin 2019, përveç pjesëmarrjes së Qeverisë, është planifikuar përfshirja e parlamenteve në të.

Megjithatë, theksoi Ademi, edhe pse bashkëpunimi gjithëpërfshirës rajonal është i rëndësishëm në rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE dhe është në drejtim të ndërtimit të marrëdhënieve të ndërsjella, bazuar në vlerat e shumëdëshiruara evropiane, ai nuk mund të zëvendësojë anëtarësimin tonë në familjen evropiane.

Në Konferencë morën pjesë deputetë nga parlamentet e vendeve të rajonit, Shqipërisë, BdheH, Malit të Zi, Serbisë dhe Kosovës, të cilët në diskutimet e tyre theksuan nevojën e përfshirjes së parlamenteve në procesin e Berlinit, nëpërmjet krijimit të dialogut parlamentar në fushat kyçe të bashkëpunimit politik, ekonomik, social dhe të sigurisë në rajon. 

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara