www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vuçiq nga Shkupi: Problemet me Kosovën i lamë për në Bruksel, sot temë ishte rruga e rajonit drejt BE-së

Posted on September 11, 2023September 11, 2023 by User User1

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në Samitin e sotëm të Procesit Brdo Brijunit është diskutuar për Ballkanin Perëndimor dhe rrugën drejt BE-së.

Vuçiq, në një deklaratë për gazetarët pas takimit në Shkup, tha se diskutimet për Kosovën dhe Serbinë janë lënë për të enjten në Bruksel.

“Ne folëm për të ardhmen. Disa janë më entuziastë, disa pak më pak. Diskutimi shkoi si duhet, nuk pati argumente të mëdha, pasi problemet tona me Prishtinën i lamë për të enjten në Bruksel”, shpjegoi ai, transmeton Klankosova.

Ai tha se sot është folur për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, çfarë mund të kërkohet nga iniciativa roaming, deri në pjesëmarrjen në tregun e përbashkët.

“Në deklaratë shkruhet se do të donin anëtarësimin në BE më shpejt, më së voni deri në vitin 2030. Këto janë dëshira të bukura, por kush jam unë që të shkatërroj optimizmin e disa të tjerëve. Ishte e imja të pranoja. Është mirë nëse është kështu, dhe nëse do të jetë…” tha ai.

Ai tha se takimi ishte i mirë sepse liderët shprehën mendimet e tyre dhe diskutuan mundësitë dhe problemet ekonomike në periudhën e ardhshme, siç është rritja e çmimit të naftës./alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara